Sociale Më shumë

Xhamia e Klleznës: Edhe këtë vit aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit”

Prej tvteuta09:58, 25 Qershor 2016

Për të 4-in vit me rradhë xhamia e Klleznës organizon  aktivitetin humanitar “ Shporta e Ramazanit”. Ky aktivitet organizohet gjatë këtij muaji me qëllim që tu vihet në ndihmë familjeve në Komunën e Ulqinit të cilat janë në gjendje të vështirë ekonomike. Vlera minimale e caktuar nga komisioni është 10 euro. Enver Rexha  kryetari i komisionit “SHPORTA E RAMAZANIT” në Xhaminë e Klleznës për Televizionin Teuta shprehet se është i kënaqur me ecurinë e këtij aktiviteti. Interesimi i qytetarëve që ti bashkohen këtij gjesti humantiar është i madh

Shporta Ramazanit edhe  këtë vit do të trokasë në 220 familje.

Nëpërmjet këtij aksioni  Xhamia e Klleznës është një urë lidhëse e solidarizimit në mes atyre që kanë ndihmuar dhe familjeve me gjendje të veshtir  ekonomike, ku dy herë në vit u ofrohet një ndihmë modeste.

Të gjithë ata të cilët duan të ndajnë një pjesë të vogël nga buxheti i tyre, mund të paraqiten cdo ditë pranë xhamise se Klleznës nga ora 19:00 ,ose të kontaktojne në numrat e telefonit  069 829 579 dhe 069 599 300.

  • 1

    Radio