Wilder rikthehet me një nokaut të fuqishëm

Prej tvteuta12:09, 16 Tetor 2022

Deontay Wilder është rikthyer pas një viti pauzë, duke triumfuar me një nokaut të fuqishëm dhe të shpejtë ndaj finlandezit Robert Helenius.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Wilder nokautoi Heleniusin në rundin e parë, në meçin e të shtunës mbrëma në New York.

Wilderi goditi Heleniusin me një të djathtë të fuqishme. Finlandezit iu desh kohë për t’u këndellur.

Për Wilderin është fitorja e 43-të në boksin profesionist, karshi dy humbjeve e një barazimi. Amerikani 36-vjeçar 42 nga fitoret i ka me nokaut. Ndërsa të dy humbjet i ka ndaj britanikut Tyson Fury. Po ashtu edhe barazimin e pati me Furyn në meçin e parë. Wilderi ishte mposhtur nga Fury në shtator të vitit të kaluar me nokaut në rundin e 11-të.

  • 1

    Radio