Aktuale Më shumë

Vuksanoviq: Partia Socialdemokrate nuk do të votojë besimin qeverisë

Prej tvteuta09:29, 12 Janar 2016

Partia Socialdemokrate nuk do të votojë besimin qeverisë , ka kumtuar sot kjo parti duke shtuar se nuk mund të pritet besimi ndaj në qeverie në të cilën gjenden ministra të vjedhur , sepse kjo mbështetje do të bazohej në korrupsionin politikë.

Deputetja Draginja Vuksanoviq ka theksuar se dialogu parlamentar , të cilin e ka iniciuar dhe e udhëheq kryetari i kuvendit Ranko Krivokapiq , me mbështetjen e Komisionit evropianë është i vetmi mjet për ruajtjen  e Malit të Zi nga një krizë edhe më të thellë politike dhe destabilizimit. Iniciativa për votëbesimin qeverisë në këtë moment , konsideron ajo , është përpjekje e zhvlerësimit të dialogut parlamentarë sepse të gjitha partitë politike kanë arritur marrëveshjen që për qeverinë , respektivisht për modelin juridiko politikë të bisedohet  në kuadër të dialogut parlamentar.

  • 1

    Radio