Vukoviq: Bojkoti i zgjedhjeve do të thellonte krizën

Prej tvteuta15:35, 14 Korrik 2016

Bojkotimi zgjedhjeve do të rezultojë në afat të shkurtër me thellim të krizës politike në Mal të Zi dhe humbjen e përhershme të legjitimitetit të partive politike që do të zgjedhin një opsion të tillë, tha profesori në Fakultetin e Shkencave Politike, Ivan Vukoviq.

Ai beson se ideja e bojkotit humbet kuptimin e saj në një situatë në të cilën përfaqësuesit e opozitës kontrollojnë jo vetëm postet kyçe në qeveri, por edhe pjesën më të rëndësishme të aparatit shtetëror. Por sipas Vukoviq, kohëve të fundit politika ka dëshmuar se diçka që nuk ka kuptim nuk do të thotë se edhe nuk do të ndodhë.

Vukoviq mendon se në zgjedhje lufta kryesore do të bëhet në mes tre blloqeve, PDS dhe partnerët e saj tradicional, pro serbët e Frontit Demokratik, dhe treshja URA- DEMOS-Partia Socialdemokrate, duke mos harruar edhe PSP-në dhe Demokratët të cilët kanë njoftuar dalje në zgjedhje si subjekte të vetëm.

  • 1

    Radio