Aktuale Më shumë

Vujoviq: Pakicat vështirë se do të shkojnë me një pjesë të opozitës

Prej tvteuta16:12, 17 Tetor 2016

Dallimet në mes pakicave dhe një pjesë të partive opozitare në këtë moment janë shumë të mëdha që të jetë reale një dakrodim për formimin qeverisë së re, tha kryetari i Këshillit Drejtues të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zlatko Vujoviq.

“Kur flasim për zgjedhjet dhe rezultatin, nuk ka pikëpyetje nëse pakicat do të hyjnë në qeveri, por nëse Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të përpiqet të krijojë një koalicion më të gjerë me qëllim që të zvoglojë potencialin shantazhues të partive të pakicave “, tha Vujoviq për agjensinë Mina.

Ai beson se tani është logjike të pritet që PDS të vlerësojë se çfarë çmimi është në gjendje të paguaj. Ajo çka mund të pritet , tha Vujoviq, është që partitë e pakicave të negociata të dalin si të bashkuar, në mënyrë që të rrisin vlerën e vet.

  • 1

    Radio