Aktuale Më shumë

Vujoviq: Dalja e opozitës nga qeveria hap krizë të re

Prej tvteuta10:22, 8 Gusht 2016

Analisti politik Zlatko Vujoviq beson se nëse SDP, Demos dhe URA largohen nga qeveria, kjo do të hap një krizë të re politike, e cila e çon vendin përsëri një vit e gjysmë mbrapa dhe pa hapsirë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Hapsirë kushtetuese për të shtyrë zgjedhjet nuk ka kështu që krijohet vend për veprime antikushtetuese të ngjashme me ato në Maqedoni, thotë Vujoviq.

“Që kjo të arrihet opozita duhet të ketë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, çka për momentin nuk duket se është e mundshme në kushtet ekzistuese. Më mirë do të ishte që opozita të harmonizojë vendimet për qëndrimin në Qeveri.”, tha në mes tjerash Vujoviq.

  • 1

    Radio