Politikë Më shumë

Vujanoviq: Shtyrja e ratifikimit nuk ndikon në marrëdhëniet tona

Prej tvteuta17:06, 13 Gusht 2016

Vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shtyrë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet zyrtare në mes Podgoricës dhe Prishtinës, tha presidenti Filip Vujanoviq.

Ai përkujtoi se Mali i Zi ka ratifikuar Marrëveshjen dhe se kur këtë do ta bëjë Kosova është një çështje e marrëdhënieve të tyre të brendshme. “Nuk ka asnjë arsye për të qenë nervoz, por ne me padurim e presim ratifikimin. Ju e dini se Marrëveshja u nënshkrua në Vjenë dhe ka marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe administratës së SHBA-së, si dhe vlerësimin e ekspertëve,” tha Vujanoviq.

Duke komentuar protestën e qytetarëve të Kosovës në kufirin me Malin e Zi, ai tha se protesta ishte dëshmi e disponimit të tyre në lidhje me këtë çështje. “Unë pres që parlamenti i Kosovës do të sigurojë shumicën e nevojshme për ratifikimin. Jam absolutisht i bindur se kjo në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet tona.”, tha në mes tjerash Vujanoviq.

  • 1

    Radio