Vujanoviq për të arrestuarit: Dëshironin të shkaktonin kaos në Mal të Zi

Prej tvteuta16:59, 21 Tetor 2016

Presidenti i vendit Filip Vujanoviq tha se ka ekzistuar  rrezik i lartë për stabilitetin e Malit të Zi, dhe ishte e qartë se me ndihmën e një grupi terrorist , anëtarët e të cilit u arrestuan në prag të zgjedhjeve,u tentua që vendi të kthehej në një shoqëri kaotike dhe anarkike. Sikur kjo të mos pengohej , tha ai, do të ishte koha më e errët për Malin e Zi në 70 vitet e fundit.

Vujanoviq shprehu besimin se organet përkatëse do të sigurojnë gjykim të drejtë për personat e arrestuar, dhe se ky rast do të ketë përparësi juridike në periudhën e ardhshme.

  • 1

    Radio