Vujanoviq beson se rezultatet do të shpallen së shpejti

Prej tvteuta15:46, 27 Tetor 2016

Me gjithë apelin e opozitës që rezultatet e zgjedhjeve të mos shpallen, presidenit i Malit të Zi Filip Vujanoviq, u shpreh i sigurtë se kjo do të ndodhë brenda afatit ligjor i cili skadon me 31 tetor. Sipas tij, është në interes të të gjithëve që Kuvendi dhe qeveria të formohen sa më shpejt , dhe të vazhdohet në rrugën e integrimeve euroatlantike. Vujanoviq shprehu besimin se rezultati i zgjedhjeve të 16 tetorit përputhet me vullnetin e qytetarëve, kurse në lidhje me tentativën për akte terroriste , ai për gazetarët tha se duhet tu lejohet organeve kompetente që këtë çështje ta zbardhin deri në fund.

  • 1

    Radio