Aktuale Më shumë

Vuçiq: Serbia nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e OKB

Prej tvteuta12:06, 21 Shtator 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB. “Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiq më 19 shtator. Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

  • 1

    Radio