Politikë Më shumë

Vuçiq: Grupi kriminel ekzitstonte, nuk ka politikan të përfshirë

Prej tvteuta09:50, 25 Tetor 2016

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, komunikoi nbrëmë disa nga rezultatet e arritura të hetimit në Serbi mbi grupin kriminel i cili synonte akte terroriste në Mal të Zi. Vuçiq tha se organet hetimore të Serbisë kanë arrestuar disa persona, sekuestruar uniforma dhe rreth 125.000 euro, të cilat do të përdorëshin nga ky grup për qëllimet e tyre në Mal të Zi.

Kryeministri serb shtoi se janë zbuluar edhe disa pista të reja për të cilat Mali i Zi nuk kishte dijeni, por që nuk kanë hasur në asnjë informatë se ka politikan serb apo malazez të përzier në këtë çështje. Ai gjithashtu tha se personat e arrestuar në Mal të Zi nuk kanë qenë të organizuar për të kryer vepra të rënda, çka është dukshëm në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve malazez dhe Prokurorit special Milivoje Katniq. Vuçiq gjithashtu la të kuptohej se në çështje janë të përziera edhe shërbime sekrete të vendeve tjera.

  • 1

    Radio