Aktuale Më shumë

Vuçiq: Do ta bëjmë më të fortë Ballkanin e Hapur

Prej tvteuta15:44, 1 Shtator 2022

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision Open Balkans” në Beograd. Nikoqiri i këtij takimi, presdenti i Serbisë,Vuçiq , në hapjen e panairit tha se sot është një “ditë e madhe dhe e veçantë”. “Këtë e bëmë së bashku. Detyra jonë është të thyejmë barrierat historike. Ne do të punojmë edhe më me përkushtim, për ta bërë Ballkanin e Hapur edhe më të fortë, më të hapur…”, tha presidenti i Serbisë.

Ndër të tjera, Abazoviq do të vizitojë ekspozuesit malazezë në panairin “Wine Vision Open Balkans”, ndërsa në delegacion janë edhe ministrja e Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Ana Novakoviq Gjuroviq dhe ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.

Në hapjen e Samitit të nismës “Ballkani i Hapur” më 2 shtator, përveç Vuçiqit, Ramës dhe Kovaçeskit, publikut do ti drejtohen edhe Abazoviq, Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Mevlut Çavuşoğlu, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë dhe Peter Sijarto, Ministër i Punëve të Jashtme i Hungarisë.

“Planifikohet që liderët e vendeve të rajonit të takohen me grupet e investimeve, si dhe me grupet e krizës për ushqim dhe energji, e cila do të pasohet me një deklaratë të përbashkët për mediat”, njoftoi Qeveria. Panairi organizohet nën kujdesin e Qeverisë së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

  • 1

    Radio