Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Vuçiç takon ambasadorin rus në Beograd

Prej tvteuta11 October 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Gjatë takimit ata biseduan për tema në fushën e bashkëpunimit dypalësh, si dhe  shkëmbyen mendime për çështjet gjeopolitike, shkruan Euronews Serbia. Vuçiç dhe Bocan-Harçenko kanë biseduar gjithashtu edhe për situatën në Kosovë dhe atë në rajon. “Dhe me këtë rast, presidenti Vuçiç përsëriti se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe bashkëpunimit, si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, thuhet në deklaratë. Ndër të tjera, Vuçiç falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.