Vrasje e re në Tivar: Viktima Zheljko Vukoslavçeviq

Prej tvteuta09:52, 8 Shtator 2016

Vrasjet me prapaskena mafioze në qytetet bregdetare të Malit të Zi kanë marrë përmasa alarmante. Pas ekzekutimit me mjete shpërthyese të dy të rinjve në Kotorr para dy ditëve, mbrëmë rreth orsë 23 në Tivar ka ndodhur ehe një vrasje tjetër.

Viktima e rradhës është Zheljko Vukoslavçeviq, 39 vjeç, i cili për policinë njihej si person i ngatërruar me klane mafioze dhe kishte dalë nga burgu para pak kohësh. Vukoslavçeviq është ekzekutuar para shtëpisë së tij, kur një person i panjohur ka gjuajtur me armë në drejtim të tij , duke e lënë të vdekur në mënyrë të menjëherëshme.

Pas vrasjes policia ka kryer procedurat e zakonshme , duke bllokuar qytetin në kërkim të vrasësit, por deri tani nuk ka informata të reja në lidhje me ngjarjen.

  • 1

    Radio