Vrasje e re në Tivar. Viktima Slavko Pekoviq

Prej tvteuta10:03, 14 Shtator 2016

Një vrasje tjetër ka ndodhur në qytetin e Tivarit, e treta në muajin e fundit. Kësaj rradhe viktima është Sllavko Pekoviq, i cili u ekzekutua mbrëmë rreth mesnatës nga një person i panjohur pranë shtëpisë së tij në lagjen Shushanj.

Pas ngjarjes policia bllokoi rrugët në hyrje dhe dalje të qytetit në kërkim të vrasësit, por deri tani nuk ka njoftime për arrestime të mundshme. Pekoviq nuk ishte i evidentuar nga policia si person i inkriminuar në struktura kriminale dhe punonte si menaxher i një bastoreje, kurse në qytet njihej si i apasionuar pas motoçiklizmit.

  • 1

    Radio