Aktuale Më shumë

Votëbesimi i qeverisë pas daljes nga Kuvendi

Prej tvteuta09:47, 10 Mars 2016

Fronti demokratik çështjen e votëbesimit Qeverisë do ta iniciojë vetëm kur pjesa e mbetur e opozitës , e cila ka marr pjesë në dialog , të braktisë parlamentin dhe të aprovojë organizimin e përbashkët të protestës, ka kumtuar funksionari i këtij grupi politik ,Millan Knezheviq.

Në planin aksionar të Frontit Demokratik nuk është caktuar afati se kur do të shtrohet çështja e votëbesimit Qeverisë , por janë theksuar kushtet me të cilët kjo aleancë politike do të paraqitet në formularin e iniciativës.

Opozita , siç theksohet , duhet të braktisë kuvendin dhe të mos marr pjesë në plenum , në këshilla , në zgjedhje as në shkarkime, derisa të mos shkarkohet Qeveria e kryeministrit Gjukanoviq.

 

  • 1

    Radio