Aktuale Më shumë

VIZITE SURPRIZE PER 8 MARS STAFIT TE TV TEUTA NGA KH “ULQINI”

Prej tvteuta17:47, 8 Mars 2016

Me rastin e festës së 8 marsit klubi i henbollit për femra “Ulqin”  i bëri vizitë Televizionit Teuta, ku shfrytëzuan rastin që të gjitha femrave t’ju urojnë festën e tyre, gjithashtu trajneri Mustafë Kollari falenderoi Televizionin Teuta për mbështetjen mediatike.

Televizioni Teuta cdo herë përkrahë talentët e rinj, por edhe ata të cilët prezantojnë qytetin tonë në mënyrën më të mirë përmes sportit, kështu u shprehet drejtoresha e televizionit Ilmira Lika, e cila i falenderoi përzemërsisht për këtë vizitë dashamirëse të klubit të hendbollit në krye me trajnerin.

Ambasadorët e Ulqinit padyshim që janë sportistët, ata përmes sportit dhe rezultateve të veta na prezentojnë denjësisht kudo që shkojnë, prandaj këta talenta edhe duhet të përkrahen dhe tu mundësohet të zhvillohen edhe më shumë.

  • 1

    Radio