Vizita e të rinjve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta14:21, 4 Nëntor 2022

Kuvendi i Komunës së Ulqinit në bashkëpunim me NVO Horizonti i ri organizoi

vizitën e të rinjve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Kryetari i Kuvendit të Komunës z. Ardijan Mavriq dhe Sekretarja e Kuvendit znj. Valdete Osmani – Husiq  i dhanë informacion nxënësve të shkollës së mesme duke i treguar atyre se si formohet Kuvendi Lokal, cila është struktura e tij, kompetencat dhe funksionet e Kuvendit, si miratohen vendimet, etj.

Aktivistët rinorë gjithashtu vizituan edhe sallën e Kuvendit me qëllim që të kenë ide më të qartë mbi ecurinë dhe zhvillimin e seancave të Kuvendit.

  • 1

    Radio