Vizat per Kosoven hiqen sivjet

Prej tvteuta19:10, 3 Mars 2016

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, deklaron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e vizave nga BE-ja dhe shprehet i bindur se sivjet do të ketë liberalizim. Sipas Çollakut, BE-ja panevojshëm po e shtyn liberalizimin.Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ndihet optimist se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit Evropian pa viza. Çollaku thotë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për heqjen e vizave. Ai e konsideron të pakuptimtë që ky proces po zvarritet nga BE-ja për çështjet e tyre.

  • 1

    Radio