Sociale Më shumë

Vit akademik i suksesshëm në shkollën fillore “Marko Nuculloviq”(VIDEO)

Prej tvteuta16:20, 27 Shkurt 2015

shkolla shtojitShkolla fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj për vitin akademik 2014 – 2015 po tregon rezultate të mira si nga ana mësimore ashtu edhe nga ajo e aktiviteteve të lira. Në këtë shkollë janë gjithsej 13 parale , 7 prej tyre  ndjekin mësimin në gjuhën shqipe ndërsa 6 në gjuhën malazeze, prej tyre 3 paralele janë të kombinuara , 2 të kombinunara janë në gjuhën shqipe ndërsa njëra në gjuhën malazeze. Në gjysëm vjetorin e parë 84 % e nxënësve ishin me rezultate pozitive, për këtë gjë drejtori i kësaj shkolle Dul Asllani shprehet shumë i kënaqur.

Ndërsa sa u përket kushteve në të cilat zhvillohet procesi mësimore drejtori Asllani thot se gjenden në kushte të mjerueshme, mungesa e hapsirave, mungesa e kabineteve dhe e sallës së edukimit fizik i detyron ato që të punojnë në dy turne të plota, pasi në këtë shkollë gjithsej ka vetëm 8 kabinete, ku 3 prej tyre janë të ndara për ciklin e ulet.

Në këtë shkollë gjithsej ka 28 mesimdhënës të cilët vijnë të japin mësim, duke përfshirë këtu edhe mësimdhënës të cilët vijnë edhe nga shkolla e mesme si për lëndën e gjeografisë, historisë, muzikës, artit figurativ, bilogjis, informatikës e lënd të tjera.

Koridori i shkollës është i mbushur me projekte të çdo lëndë, si dhe me punime të ndryshme, kjo tregon edhe aktivimin e nxënësve në mësime si dhe në çdo aktivitet të lirë. Nga një numër i vogël të nxënësve që ka kjo shkollë interesimi i nxënësve që të marrin pjesë në gara dhe të rënditën ndër vendet e para është i madh. Kështu u shpreh edhe mësimdhënësja e gjuhës angleze  Silvia Marnikoviq, duke theksuar se konkurimi në projekte të ndryshme të gjuhës angleze për këtë vit shkollor ishte i suksesshëm.

Ato që nxënësit mësuan në teori deshëm që ta zbatonin edhe në praktik, kështu u shpreh mësimdhënësi i lëndës së bilologjisë Dritan Mollahoxha, duke realizuar ekskurzione në natyrë brenda komunës së Ulqinit si dhe më gjërë teritoret e Malit të Zi.

Nxënësit e kësaj shkolle janë ato që do të flasin më së miri për të gjitha aktivitet e tyra duke filluar edhe nga ato të letërsisë, ku çdo pëgaditje e tyre është nën udhëheqjen e mësimdhënëses së gjuhës shqipe Sahibe Hoxha.

Aktivitet tjetër që mbahet në këtë shkollë është ajo e të pasurit folkorin e tyre.

Edhe pse në munges të sallës së edukimit fizik kjo nuk i ka penguar nxënësit që të merren edhe me aktivitet sportive, me përkrahjen e mësimdhënëses së tyre Nevila Brisku

Duke qenë se shkolla “Marko Nuculloviq” ka një numer të vogel të nxënësve ,ato në ekskursionet e vetë u bashkangjiten edhe shkollave të tjera fillore.

20 maji është edhe data ku shënon ditën e shkollës, në atë datë del edhe revista  shkollore YJET E DETIT, ku këëe vitë është numri i 15 me rradh. Të cilët nxënësit e përgadisin vet me mesimdhënsen e tyre të gjuhës shqipe Sahibe Hoxha e cila njëherit është edhe kryeredatorja .

Përgaditjet për ditën e shkollës kanë filluar, mirëpo ato me drama përgaditen edhe për pjesmarrjen në festivale më të madhe si është ajo Teatri Cedo Dragoviq në Tivar , ku shkolla Marko Nuculloviq është e para shkollë në Mal të Zi e cila u prezantua në gjuhën shqipe, edhe këtë vitë presin ftesën ku do të paraqiten me dramën VLLAZËN DHE INTERES.

Edhe pse me munges të hapsirave kjo shkollë po e zhvillon mësimin në mënyrën më të mirë e për këtë gjë tregon puna e palodhëshme e mesimdhënësve si dhe deshira e nxënësve për të arrtitur suksese.

  • 1

    Radio