VIJA E DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI,ÇËSHTJE SERIOZE
Prej tvteuta28 July 2015
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, prandaj duhet trajtuar profesionalisht dhe me fakte. “Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve. Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974, – ka thënë ndër të tjera Haradinaj.