(VIDEO) Publikohen pamjet e para pasi dy raketa ruse goditën shtetin anëtar të NATO-s
Prej tvteuta15 November 2022

Dy njerëz kanë mbetur të vrarë në Poloni pasi që dy raketa kanë rënë në afërsi të kufirit me Ukrainën. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka mbledhur Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare dhe Çështje të Mbrojtjes me urgjencë të lartë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller ndërkohë që mediat lokale kanë raportuar se kjo thirrje urgjente duhet të jetë si rezultat i shpërthimeve. Nexta ka publikuar pamjet e para në vendin ku shpërtheu raketa. https://twitter.com/i/status/1592606257302888448