(VIDEO) Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, arrijnë ekspertët ushtarakë polakë
Prej tvteuta16 November 2022

Ekspertët ushtarakë polakë kanë arritur në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në afërsi të kufirit Ukrainë-Poloni. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër mbetjet e raketave, me qëllim që të përcaktojnë se për çfarë lloji të armës bëhet fjalë dhe kujt i takon, transmeton Telegrafi. Ndryshe sot është raportuar se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Pretendimet se janë raketa ruse i kanë bërë zyrtarë të inteligjencës amerikane, që kanë folur në kushte an0nimiteti. E menjëherë pas këtij raportimi kryeministri polak thirri takimin urgjent të Këshillit për Siguri Kombëtare. Në anën tjetër kanë reaguar liderë botërorë si dhe kreu i Aleancës Veri-Atlantike, i cili tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë polake. https://twitter.com/i/status/1592637054491709440