(VIDEO) Kuvendi Komunal minut pas minuti
Prej tvteuta13 October 2022
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit ka thirrur mbledhjen e parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit. Seanca ishte e paraparë të fillonte në orën 11:00, e që filloi rreth orën 11:45. Në rend dite do të shqyrtohen këto pika: – Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së katërt të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit e mbajtur më 29 korrik 2022. Propozim për Programin e Punës së Kuvendit të Ulqinit për tremujorin e katërt 2022. Propozim Vendimi për Ndryshimin e Vendimit për Themelimin e SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, mbarështimin dhe gjuetinë e kafshëve të gjahut dhe peshkimit “Ulqin” Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit të Statutit të NP “Parking Servis” Ulqin. Propozim Vendimi për Konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës Nr. 01-082/22-1177 të datës 13.09.2022 për shkarkimin e Skender Rexhoviqit nga Bordi i Drejtorëve të SHPK “Vodacom” Propozim Vendimi për Konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës Nr. 01-082/22-1178 datë 13.09.2022 për emërimin e Dolak Gentit anëtar të Bordit të Drejtorëve të SHPK “Vodacom” U konstatua që në sallë janë 20 këshilltarë gjë që le të kuptohet që ka forum që seanca mund të vazhdohet, u tha në hapje të seancës.