Slider Më shumë

(VIDEO) Konflikti në Ukrainë, Rusia arreston qindra persona që protestuan kundër luftës

Prej tvteuta21:49, 21 Shtator 2022

Policia ruse raportohet se ka arrestuar qindra protestues që u mblodhën kundër vendimit të Kremlinit për të dërguar mijëra trupa shtesë për të luftuar në Ukrainë.

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info vlerësoi se rreth 900 persona janë arrestuar. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Yekaterinburg, një qytet i madh në lindje të Moskës.

Dhjetëra njerëz u arrestuan gjithashtu në Irkutsk, si dhe qytete të tjera përfshirë edhe Moskën.

Fluturimet jashtë Rusisë u shitën me shpejtësi pas njoftimit të Vladimir Putin.

Presidenti rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, që do të thotë se rreth 300,000 rezervistë ushtarakë, por jo rekrutët, do të shikohet nëse do t’iu bashkohen forcave ruse që kanë pësuar ndryshime në fushën e betejës në Ukrainë.

Kjo masë erdhi një ditë pasi zonat e pushtuara të Ukrainës njoftuan për referendume të parakohshme për bashkimin me Rusinë.

  • 1

    Radio