Sociale Më shumë

VIDEO EKSKLUZIVE NGA RRESHQITJA E DHEUT NE ANE TE MALIT

Prej tvteuta10:08, 3 Shkurt 2016

Sot në Anë të Malit, në vendin e quajtur Zenelaj, ndodhi një aksident, me ç’rast u lëndua rëndë një person. Ishte vetëm fati i cili shpëtoi punëtorin fizik nga rrëshqitja masive e dheut, si dhe pllaka e rëndë prej betoni e cila ishte shkëputur nga ura e cila ishte në ndërtim e sipër. Aksioni i shpëtimit në të cilën morën pjesë Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit, urgjenca , policia, si dhe ekskavatorët zgjati pothuajse 3 orë.

Të pranishmit, edhe pse nuk ishin të gatshëm të flisnin për televizionin tonë, treguan se kjo që ndodhi nuk ishte aspak surprizë, pasi ndërtimi i urës ishte bërë në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjëshme.

Nga bisedat me të pranishmit mësuam se punëtori  i lënduar është nga Puka e Shqipërisë, kurse punimet në urë i kryente kompania pronar i së cilës është Shaip Fana.

Në vendgjarje ishin edhe përfaqsues të organeve hetimore, të cilët shpresojmë se do të merren seriozisht me proçesimin e ngjarjes  dhe sjelljen para përgjegjësisë së të gjithë atyre që kanë bërë lëshime dhe kanë kontribuar në ngjarjen në fjalë.

Siç mësuam nga të pranishmi, ndërtimi i urës është financuar nga një mërgimtar vendas, i cili për këtë ka ndarë plot 25.000 dollarë, me qëllim që të ndihmojë vendlindjen e tij.

  • 1

    Radio