Aktuale Më shumë

(VIDEO) Bombarduesit amerikanë mbi Kalanë e Ulqinit

Prej tvteuta17:27, 22 Gusht 2022

Dy aeroplanë bombardues B-52 të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë fluturuar sot mbi bregdetin malazez, si pjesë e aksionit “demonstrimi i përkushtimit” ndaj aleatëve të NATO-s në Ballkanin jugor.

Shtabi i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë njoftoi më parë se bombarduesit B-52 do të fluturojnë mbi Shkupin, Tiranën, bregdetin e Malit të Zi dhe Dubrovnikun sot në mënyrë që të “demonstrojnë angazhimin e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Evropën Juglindore”.

Kameramani ynë nga TvTeuta Edin Taipi  filmoi bombarduesit në fluturim mbi Kalanë Fluturimi i tyre është regjistruar edhe mbi qytetin e Kotorrit.

 

 

B-52 është një bombardues strategjik me rreze të gjatë me aftësinë për të mbajtur armë bërthamore dhe ka qenë në Forcën Ajrore të SHBA për gati 60 vjet.

  • 1

    Radio