Aktuale Më shumë

(VIDEO) Abazoviq mbërriti në Prokurori, do të jap një deklaratë për skemën e kontrabandës së cigareve

Prej tvteuta09:43, 5 Shtator 2022

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka mbërritur me dokumentacion të përgatitur në Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT), për të prezantuar skemën e kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, skemën e personave dhe kompanive të ndërlidhura.

Këto janë akuza për të cilat kryeministri foli më herët në Kuvend.

Në mesin e muajit të kaluar, kryeministri ndër të tjera tha në Kuvend se të dhënat operative tregojnë se shumica e cigareve të sekuestruara janë në pronësi të Bemax apo personave të lidhur me to dhe se po financojnë një “fushatë të pistë kundër tij” sepse ai u fut në luftën kundër krimit, gjë që i prek edhe ata.

Pas akuzave të kryeministrit Abazoviq në Kuvend ndaj kompanisë Bemax se cigaret e sekuestruara në Portin e Tivarit ishin pronë e tyre dhe e personave të lidhur me to, kompania bëri të ditur se “imagjinata njerëzore mund të bëjë gjithçka”.

Kompania pretendon se ata janë të angazhuar ekskluzivisht në punë ndërtimore për më shumë se 15 vjet.

Prokuroria Speciale më herët tha se janë hapur disa lëndë penale për shkak të ekzistimit të bazave apo dyshimeve të bazuara se është kryer vepra penale kontrabandë, përfshirë edhe cigaret nga Porti i Tivarit.

 

  • 1

    Radio