Aktuale Më shumë

Vezët edhe në Parlamentin shqiptar

Prej tvteuta13:00, 26 Shkurt 2016

Mbrëmjen e së enjtes, nga kreu i grupit parlamentar socialist ne Shqiperi, Gramoz Ruçi, në emër të grupit, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke marrë shkas nga zhvillimet e djeshme në Parlamentin shqiptar, Ruçi kërkoi me urgjencë mbledhjen e Byrosë parlamentare, për të marrë masa ndaj atyre që krijuan një situatë, siç e cilëson ai në letër “aspak të denjë për një Parlament”.

Po ashtu në letër, bazuar në nenin 65 të rregullores së Kuvendit, Ruçi kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilën lëshuan vezë e fjalë të rënda fyese ndaj Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Ai kërkon përjashtimin nga punimet e Kuvendit të deputetëve Albina Deda, Genti Strazimiri dhe Bedri Hoxha.

  • 1

    Radio