Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. 5 në Kosovë
Prej tvteuta7 April 2020

Shqipëria regjistron një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19. Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e tyre në 131. Ndërkohë, në Kosovë janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me Covid19, duke e çuar në 170 numrin e personave të infektuar në nivel vendi.