Verstappen shkëlqen, fiton garën e Belgjikës
Prej tvteuta29 August 2022

Max Verstappen me Red Bullin shkëlqeu dhe arriti fitore të madhe në garën “Grand Prix” të Formula 1 në Belgjikë. Lideri dhe kampioni në fuqi i Formula 1, ishte në formë të mirë të dielën. Ai arriti të fitoi garën ani pse u nis nga vendi i 14-të. Verstappen ishte më i shpejtë se shoku i skuadrës, Sergio Perez, që zuri vendin e dytë, duke bërë kështu që skuderia e “Red Bullit” ta dominojë garën. Carlos Sainz i Ferrarit doli i treti në këtë garë, kurse George Russell përfundoi i katërti. Për shkak të një përplasjeje, shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, u desh të largohej nga gara.