Verstappen fiton titullin e dytë rresht në Formula 1

Prej tvteuta17:35, 10 Tetor 2022

Holandezi Max Verstappen ka siguruar titullin e dytë rresht të Formula 1, duke dominuar të dielën garën e Shpërblimit të Madh të Japonisë, që u pengua nga shiu. Verstappen përfundoi para kolegut të tij të skuderisë së Red Bullit, Sergio Perez.

Charles Leclerc i Ferrarit në të vërtetë kishte hyrë në finish i dyti, por u penalizua, pasi mori një kthesë më shkurtër për të përfituar.

Kishte pasur konfuzion nëse Verstappen ka bërë mjaftueshëm për të siguruar titullin e dytë të kampionit, pasi nuk ishte bërë e qartë nëse do të ipen pikët e plota për garën, apo gjysma. Por, Federata Ndërkombëtare e Automibilizmit, tha se pikët e përgjysmuara janë vetëm nëse një garë që është pezulluar nuk mund të vazhdohet.

Verstappen i ka 366 pikë, 113 më tepër se Sergio Perez e 114 më tepër se Leclerc. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe katër gara. Për fitore në një garë merren nga 25 pikë maksimalisht.

  • 1

    Radio