Vendosja e karantinës në Zogaj: Të gjithë kundër, protesta nuk priten

Prej tvteuta18:01, 13 Mars 2020

Vendimi definitiv i Qeverisë së Malit të Zi që një nga vendet për vendosjen e karantinës për sëmundjen e koronavirusit të jetë në Zogaj, nuk ka përkrahjen e askujt në Ulqin, por nuk pritet që për këtë të ketë reagime të mëtejshme. Kryetari i Bashësisë Lokale të Zogajve, Dan Peroviq, tha për TV Teuta se me të marrë lajmin kanë diskutuar të gjitha mundësitë në dispozicion të tyre, duke mos anashkaluar as protestat, por për këtë nuk ka pasur një unitet të mjaftueshëm në mes banorëve të kësaj zone. Kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni, tha se pushteti lokal që prej fillimit e ka treguar se është kundër këtij vendimi për arsye tashmë të njohura, por Qeveria ka vendosur të injorojë vullnetin dhe qëndrimin e tyre, përfshirë edhe atë të kryetarit të komunës. Të gjithë presin që në rast se kjo realizohet, pasojat të jenë të rënda për ekonominë e qytetit.

  • 1

    Radio