Vendoset gurthemeli në Sukobinë
Prej tvteuta13 October 2015
Predrag Boshkoviq ministri i arsimit do të jetë i pranishëm në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri shkollor të Institucionit zonal “Bedri Elezaga” në Sukubinë, Komuna e Ulqinit. Në ceremoni përveç ministrit Boshkoviq do të flasë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i Diasporës në SHBA Cafo Bogo, më pas do të mbahet një program kulturoro-artistik. Gjithashtu mësohet se ndërtesa e re shkollore në Sukubinë do të përfundojë në shtator të vitit 2016 për afërsisht pas një viti .