Vendimi i Trupit koordinues: Shkollat mbyllen për dy javë. Ndalohen tubimet dhe ngjarjet publike

Prej tvteuta19:52, 13 Mars 2020

Trupi koordinues në Mal të Zi për përcjelljen e situatës së koronavirusit, ka sjellur sot vendim që duke filluar nga 16 marsi, shkollat në gjithë vendin të mbyllen për të paktën dy javë. Po ashtu ndalohen të gjitha ngjarjet dhe tubimet publike si dhe ato private  në këtë periudhë kohore. Hyrja në vend është e ndaluar për anijet pasagjere kurse punëdhënësit duhet të sigurojnë që në bazë të mundësive tu mundësojnë të punësuarve të punojnë nga shtëpia. Këto masa hyjnë në fuqi menjëherë.

  • 1

    Radio