Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë
Prej tvteuta3 November 2022

6 liderët e Ballkanit e Perëndimor kanë firmosur sot në samitin e “Procesit të Berlinit” tri marrëveshjet, të cilat janë:
Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore. Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri Edi Rama, Albin Kurti, Dritan Abazoviq, Ana Bërnabiq, Dimitar Kovaçevski dhe Kyriakos Mitsotakis. Për samitin e sotëm presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen shkroi në Twitter se ndihej mirë që gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor ishin bashkë në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon. Ajo tha se “Procesi i Berlinit” po mbahej për të thelluar integrimin ekonomik, ndërsa ndihma do të niste me energjinë. Ndërsa në fjalën hapëse të këtij samiti, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE.