Veljoviq kategorik: Ritualet fetare pa prezencën e besimtarëve
Prej tvteuta14 April 2020

Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veljoviq, ka deklaruar se organizimi i ritualeve fetare është i mundur vetëm pa prezencën e besimtarëve, dhe se organet e rendit pa përjashtim do të kujdesen për respektimin e të gjitha masave të caktuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Para dy ditëve policia thirri në bisedë informative kryepeshkopin e kishës serbe, Amfillohije Radoviq dhe disa klerikë të tjerë, pasi në dy objekte fetare kishin organizuar liturgji pa respektuar distancën sociale.