Sociale Më shumë

Veliaj: Tiranën do ta shndërrojmë në qytetin më të pastër në rajon

Prej tvteuta16:03, 21 Nëntor 2016

Bashkia e Tiranës ka nisur me nxënësit e shkollave fushatën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për procesin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në nisjen e fushatës me nxënësit e shkollës “Emin Duraku”, e cila është shkolla e parë që i sëbashkohet nismës për zhvillimin e orëve të mësimit mbi mënyrën e ndarjes në burim të mbetjeve, mbajtjen pastër të qytetit dhe respektimit të mjedisit.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se shumë shpejt qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësi që të ndajnë që në shtëpi mbetjet e riciklueshme dhe ato të pariciklueshme, duke kontribuar për një mjedis më të pastër. Ai u shpreh se pas fushatës së ndërgjegjësimit nëpër shkolla dhe kopshte, do të nisë dhe shpërndarja e konteinerëve në të gjithë Tiranën, duke e transformuar plotësisht kryeqytetin.

 

  • 1

    Radio