Vdesin 13 njerëz në një bar në Francë

Prej tvteuta10:26, 6 Gusht 2016

Një zjarr ka përfshirë një bar në veri të Francës nga i cili vdiqën 13 njerëz dhe 6 të tjerë u plagosën, raportojnë mediat franceze. Ky incident ndodhi mbrëmjen e së premtës në qytetin  Rouen në Normandi.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se në këtë bar ishte duke u festuar një ditëlidnje. Ministri i Punëve të Brendshme në Francë Bernard Cazeneuve, ka thënë se më shumë se 50 zjarrfikës kanë dalur në vendin e ngjarjes. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, dyshohet se bari është përfshirë nga zjarri në mënyrë aksidentale.

  • 1

    Radio