Sociale

Sociale Më shumë

Vdes tragjikisht 37 vjeçari, qëndroi shtatë orë nën pllakën e betonit( XHIRIMET E FUNDIT NGA NGJARJA)

Prej tvteuta14 October 2015

Pas shtatë orëve të qëndrimit nën pllakën e betonit në ndërtesën shtatëkatëshe   në Pinjesh, arrihet që me angazhimin e njësive speciale të nxirret trupi i pajetë i punëtorit 37 vjeçar nga Nikshiqi Mirosllav Gllushica. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës dy të paditës kurë drejtoria për punë inspektuese ishte duke kryer prishjen e objektit në fjalë. Ishte angazhuar një firmë nga Nikshiqi për shembjen e saj ,por si duket kjo ditë ishte fatale për punëtorin nga Nikshiqi i cili ishte i ngarkuar me punë për prishjen e këtij objekti. Në vend ngjarje ishin edhe familjarët e të ndjerit,njësitë e shumta speciale të policisë,dhe zjarrfiksatve. Prokurori shtetëror Faruk Resulbegu deklaroi për TV Teuta se hetimet do të vazhdojnë,trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi,ndërkohë që është angazhuar eksperti për mbrojtje në punë. Në orët e vona në vendngjarje kanë arritur edhe familjarët e punëtorët të aksidentuar ,të cilët ishin të shokuar nga kjo ngjarje tejet tragjike. Më fat ka pasur kolegu i të ndjerit, i cili ka pësuar lëndime,por është  jashtë rrezikut për jetë dhe aktualisht është në kurim në spitalin e Tivarit. Ndërtesa shumëkatëshe është pronë e biznesmenit nga Ulqini Mujo Rexha.