Vdes në moshën 90-vjeçare ish-presidenti I Kubës, Fidel Castro

Prej tvteuta10:17, 26 Nëntor 2016

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-Presidenti dhe lideri i Revolucionit  Komunist, në Kubë, Fidel Castro. Lajmi është dhënë nga i vëllai i tij, Raul. Sipas BBC, komandanti supreme i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29 të së premtës.

Në një dalje në televizionin kombëtar, Raul njoftoi se trupi i ish-liderit komunist do të digjej në orët në vazhdim.Fidel Kastro, bashkë me vëllain e tij Raul, Che Guevaran dhe Camilo Cienfuegos ishin  ndër protagonistët e revolucionit kuban.Për shkak të shëndetit të tij të brishtë, Fidel Kasto ja la pushtetin vëllait të tij, në vitin 2008.Castro, i cili iu kishte mbijetuar shumë komploteve për vrasje, njoftoi zyrtarisht sëmundjen në vitin 2006.

  • 1

    Radio