Vazhdon të jetë afër Kosove
Prej tvteuta30 April 2015
Rreth 300 ushtarë nga njësitë e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Karolina Veriore do të përbëjnë forcën kryesore të rotacionit të ardhshëm amerikan në kuadër të forcës së NATO-s në Kosovë. Këta ushtarë do të kontribuojnë për një ambient të sigurtë dhe për rendin publik, për zhvillimin e një Kosove demokratike, stabile, shumetnike dhe paqësore, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.