Sporti Më shumë

Vazhdon spektakli në terrenet e Klubit të tenisit “Belvi”

Prej tvteuta13:08, 29 Prill 2016

Klubi i tenisit “Belvi” vazhdon me organizimin e turneve ndërkombëtare të cilët në muajin prill dhe maj sjellin sportistë të shumtë të moshave të ndryshme. Në terrenet e këtij klubi është duke u zhvilluar turneu treadicional “Belvi Cup” deri në moshën 12 vjeçare. Drejtori i klubit Senad Tafa është i kënaqur me mbarvajtjen e turneut dhe shton se janë duke marr pjesë 80 lojtar nga vende të ndyshme të Europës, por edhe nga SHBA-ja dhe Kanada.

Gjithashtu, ato sjellin edhe dy turne tjerë, atë të veteranëve dhe “Cungu Open” në të cilët do të prezentohen tenistët nga e gjithë Europa. Turneu ndërkombëtar i veteranëvei cili fillon sot ka zgjuar interesim të madh tek garuesit nga Zvicrra, Rusia, Ukraina të cilët vijnë për herë të parë në këtë turne. Ndërsa, “Cungu Open” i cili zhvillohet për herë të katërt në Ulqin sot fillon me regjistrimin, kurse nesër me kualifikimin. Të hënen me 2 maj zyrtarisht fillon turneu në fjalë dhe zgjatë deri të shtunen me datë 7 maj. Në këtë garë janë rreth 100 pjesëmarrës.

Klubi i tenisit “Belvi” nga data 16 maj organizon kompeticionin për të rinj deri në moshën 18 vjeçare dhe në këtë mënyrë  do e mbyllin sezonin e turneve ndërkombëtar.

  • 1

    Radio