Aktuale Më shumë

Vazhdon greva e mësimdhënsve në Kosovë

Prej tvteuta09:21, 1 Shtator 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj deklaroi se greva do të vazhdojë dhe se nxënësit nuk kanë pse nesër të shkojnë në shkolla. Përmes një deklarate, ai ka lutur prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi punonjësit e arsimit kanë vullnet dhe nuk do ta ndërpresin grevën. Jasharaj është shprehur se tendenca dhe deklaratat për t’i frikësuar mësimdhënësit ndikojnë në përkeqësimin e situatës.

“Greva filloi më 25 gusht dhe vazhdon. Kjo do të thotë se edhe nesër më 1 shtator punëtorët e arsimit do të jenë në grevë e kjo grevë do të vazhdojë gjersa qeveria nuk fillon bisedën me në dhe nuk fillon realizimin e kërkesave tona. I lutem prindërve në Kosovë që angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria që të kemi dialog dhe zgjidhje të kërkesave.”, tha Jasharaj  Në një intervistë për “Euronews Albania” disa ditë më parë, Jashari nënvizoi se mësuesit kërkojnë 100 euro shtesë në paga, për shkak të rritjes së çmimeve.

Ai bëri të ditur se ata kanë kërkuar dialog me kryeministrin Albin Kurti, por sipas tij, kreu i qeverisë nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

  • 1

    Radio