VAZHDOJNË BISEDIMET
Prej tvteuta1 May 2015
Vendimin për ftesën Malit të Zi për anëtarësim në NATO do ta marrin 28 anëtare të aleancës deri në fund të vitit dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të përzihet në këtë proces, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg. Ai në konferencën e përbashkët për gazetarët me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar –Kitaroviq, në Bruksel ka theksuar se siç është paralajmëruar edhe nga samiti në Uels, me Malin e Zi vazhdojnë bisedimet intensive.