Sociale Më shumë

Vazhdojnë ankesat për çmimet e larta, shpresat e qytetarëve të pakta

Prej tvteuta12:37, 17 Janar 2023

Në orët e hershme të mëngjesit një shumë e mirë e qytetarëve frekuentojnë tregun e gjelbërt, ku furnizohen me ushqime bio.
Por, bashkë me blerjet dëgjuam edhe ankesat. Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët duke mos pasur shpresë për përmirësime.

Furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina kanë shënuar rritje të kostos së shitjes me shumicë me gati 50 për qind të çmimeve të ushqimeve anekënd kontinentit evropian gjatë vitit të fundit.

Dyfishimi i rritjes së çmimit të gazit do të thotë që prodhuesit e perimeve të mos përballojnë ngrohjen e serave. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe gazit natyror ka rritur edhe kostot e transportit rrugor, gjë që ka sjellë rritje të çmimeve të konsumit ditor.
E ky zinxhir shkakton pakënaqësi të shumta jo vetëm për qytetarët tonë.

 

 

  • 1

    Radio