Sociale Më shumë

“Varësia, sëmundje moderne e të rinjve”

Prej tvteuta14:42, 31 Tetor 2015

Fondacioni “Studenti” organizoi tryezë të rrumbullaket me temën “Varësia, sëmundje moderne e të rinjve” , tryezë kjo e cila u realizua në kuader të projektit Të rinjtë në qendër të vëmendjes e financuar nga Ministria e financave.

Kryterai i fondacionit Studenti Hajredin Kovaçi tha se qellimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është që të rinjtë të njoftohen edhe me masat parandulese të varësisë siç janë ato ndaj duhanit, alkoolit , lëndëve narkotike , internetit e të tjera dukuri këto të cilat janë në rritje në shoqerinë tonë.

Para nxënësve, studentëve , prindërve dhe profesorëve  të pranishëm , ligjeruan psikologu Ma. Arben Hoti mbi temën “Zhvillimet e varësisë nga normaliteti drejt patologjisë” , psikologia Suela Dibra Kaca ligjeroj mbi temën “Perdorimi i drogës tek të rinjtë – problem multidimensional i kohës” , si dhe dhe Ma. Ismet Kallaba gazetar i cili ligjeroi mbi temën “Varësia e të rinjve nga teknologjitë e reja të komunikimit dhe mediat shoqërore”.

Psikologu Arben Hoti tha se që rinjtë të fitojn pavarësi duhet që atyre tu ofrohet mundësia e zgjedhjeve, me qënë se adoleshenti ndjehet i pakuptuar nga shoqëria.

Psikologia Suela Dibra Kaca foli mbi statistikat të cilat janë gjithnjë e në rritje të renit ne kontakt me gjetjen e lëndëve narkotike.

Gazetari Ismet Kallaba tha se edhe varësia nga teknologjitë e avansuara është gjithnjë e në rritje tek adoleshentët por jo vetëm.

  • 1

    Radio