“Van Basten, kush?”, talenti slloven mahnit me golin ndaj Suedisë
Prej tvteuta28 September 2022

Talenti i Kombëtares sllovene Benjamin Sheshko shënoi një gol spektakolar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Suedisë (1:1) që kujton kryeveprën e Marco van Bastenit me Holandën në finalen e Kampionatit Evropian 1988 kundër Bashkimit Sovjetik. Në minutën e 28-të, pas një topi të gjatë të Petr Stojanoviqit, Sheshko nuk e priti dhe goditi me të majtën, duke e lënë pa mundësi portierin e Suedisë Robin Olsen. https://twitter.com/Sport_Klub_Slo/status/1574840921572638720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574840921572638720%7Ctwgr%5Ebf66c3d98c3a2ce673a090c131c4b5407630764c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fif-cdn.com%2FyB9NprX%3Fapp%3D1 Komentuesit sllovenë nuk mund ta besonin se çfarë gol shënoi dhe njëri prej tyre bërtiti “Ku je Van Basten?”, ndërsa një tjetër tha: “A po fle i qetë Van Basten?“.