Aktuale Më shumë

Valdanosi: Mrekulli e cila kerkon vëmendje, jo vetëm verës

Prej tvteuta19:25, 7 Mars 2023

 

Duke pas parasysh që Ulqini posedon një trashëgimi natyrore shumë të pasur dhe që rrallë mund të gjendet një vlerë dhe bukuri e tille në një hapsirë kaq të vogel, ajo është krejtësisht e pamenaxhuar dhe e pamirmbajtur gjatë sezonit dimëror.

Ulqini me klimën e tij specifike mesdhetare, ku lëkundjet më të mëdha të temperaturës janë rreth 3°deri 4°C, gjë që është shumë domethënëse nga pikëpamja shëndetësore e përshtatjes së organizmit të njeriut për rekreacione/sport edhe gjatë muajve të dimrit.

Por, kushtet jo të favorshme dhe mos kujdesi ndaj resurseve natyrore bën që plazhet tona të bukura të duken të përçudnuara gjatë muajve të dimrit.

Sot ishim në vizitë në plazhin e Valdanosit, ku dëshmuam gjendjen dhe morem mendimin e qytetarëve të rastit.

Në emer të të gjithë qytetarëve të komunes se Ulqinit, bëjm thirrje qe ti kthehet bukuria e merituar gjirit të Valdanosit dhe qytetarët e mysafirët ta shijojn këtë mrekulli ashtu siç duhet.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Martën në orën 20:30

 

  • 1

    Radio