Sociale Më shumë

Vaksinimi në Ulqin: Nga fillimi i vaksinimit masiv e deri sot në ora  13:30 janë vaksinuar 615 persona

Prej tvteuta14:07, 6 Maj 2021

Në hapësirat e Stacionit të  autobusëve  të Ulqinit vazhdon vaksinimi i popullatës  me vaksinën kineze “Sinofarm”.  Shtëpia e Shëndetit në Ulqin është siguruar me 3.200 doza .Drejtoresha e këtij institucioni  shëndetësor  ,Dr.Sadije Hollaj shprehet e kënaqur me ecurinë e procesit të imunizimit , ajo i tha televizionit Teuta se deri në ora 13:30 janë vaksinuar 615 persona.

Paralel me vaksinimin  masovik të popullatës  sipas protokolit vijon revaksinimi me vaksinën “Astra Zeneka”. Orari i vaksinimit është  çdo ditë nga ora 08-20h, me dokument identifikues pa nevojë të regjistrimit paraprak.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio